E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet e fundit para zgjedhjeve: PD thellon epërsinë

Sondazhet e Institutit “Gani Bobi” si dhe të prestigjiozëve italianë “IPR Marketing” konfirmuan mbrëmë thellimin e epërsisë së Sali Berishës ndaj rivalit të mekur të Partisë socialiste. Gani Bobi testoi Qarkun e Elbasanit, ku listën e PD e udhëheq Lulzim Basha dhe nxori rezultatin 51.4% për PD kundrejt 37.8% të PS, ndërkohë që italianët nxorën në rang kombëtar një epërsi të PD prej 4 pikësh

Partia Demokratike riafirmohet për të dytën herë radhazi fituese e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit me 51.4 % të votave kundrejt 37.8% të Partisë Socialiste.

Qendra për studime humane “Gani Bobi” publikoi mbrëmë sondazhin e fundit për qarkun e Elbasanit, ku për të dytën herë anketuesit e këtij qarku nxjerrin fituese Partinë Demokratike, duke çuar në humbje të thellë Partinë Socialiste dhe koalicionin e saj. 

Vetëm një muaj më parë Partia Demokratike mbështetej me 39,2% në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që në harkun kohor të një muaji njohu një rritje të ndjeshme. Nga ana tjetër, siç edhe është parashikuar vazhdimisht, Partia Socialiste me Edi Ramën, po shkojnë drejt dështimit të njëpasnjëshëm dhe sondazh pas sondazhi po njohin turbulenca në elektorat, duke shkuar në zgjedhje me humbjen para syve.   

51.4% e 1600 anketuesve mendojnë se PD do të jetë forcë e parë politike në Elbasan, duke lënë me shumë pika pas Partinë Socialiste dhe partitë e koalicionit të saj. 

Për suksesin e Partisë Demokratike gjatë viteve 2005-2009 vlerësimet për qeverisje aktuale janë; 47,1% mendojnë se ka qenë e suksesshme, ndërsa 25,7% ashtu-ashtu dhe vetëm 21% e pasuksesshme. Ndërsa për Partinë Socialiste gjatë viteve 2005-2009 kanë dhënë vlerësimin se 23,8% e të pyeturit mendojnë se ka qenë e suksesshme, 32,5 deri diku, ndërsa 38% e pasuksesshme.

Ndarja e mandateve

Në bazë të rezultateve të 2005-ës, në zgjedhjet e 2009-ës, Partia Demokratike përmbys çdo rezultat, në favor të saj. Nga 6 deputetë që ka marrë në vitin 2005, Partia Demokratike pritet të sigurojë në qarkun e Elbasanit 9 deputetë nga 14 të mundshëm që mandatohen në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.  

Partitë e tjera të së djathtës dhe të majtës nuk sigurojnë deputetë në qarkun e Elbasanit, për shkak të mos mjaftueshmërisë së votave për të kaluar pragun elektoral. 

Ndërsa sot pritet të publikohet rezultati përfundimtar në rang kombëtar, për 12 qarqet e vendit.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin 2 javë para zgjedhjeve parlamentare......

Vota e deklaruar

PD-51.4%

PS-37.8%

LSI-3.6%

G99-2.7%

Partitë e tjera të së djathtës - 2%

Partitë e tjera të së majtës - 1.2%

Të tjerat- 1.3%

Mandatet në qarkun e Elbasanit

PD - 9 deputetë

PS -4 deputetë

LSI -1 deputet

Rezultatet e bëra nga Instituti “Gani Bobi” 14 maj-14 qershor 2009

Për PD - Në 14 maj ishte 39,2% ndërsa 14 qershor 51.4%

Për PS - Në 14 maj ishte 33,1% ndërsa 14 qershor 37.8%

Për LSI - Në 14 maj ishte 2,1   ndërsa 14 qershor 3.6%

Për G-99 - Në 14 maj ishte 3,4 ndërsa 14 qershor 2,7%

Për PR - Në 14 maj ishte 0,6 ndërsa 14 qershor 0,8%

IPR Marketing

Edhe sondazhi i IPR Marketing në Ora News, i zhvilluar në rang kombëtar nxjerr fituese Partinë Demokratike me 44%, kundrejt 41% të PS.

Thellohet edhe më tepër prirja e votuesve për një rimandatim të mundshëm të kryeministrit Berisha dhe të së djathtës në tërësi, për të qeverisur Shqipërinë në katër vitet në vijim. 

Në koalicion PD dhe aleatët sigurojnë 48% të votave, ndërsa PS me aleatët ngelen në kufijtë e 44% të votave. Aleanca Socialiste Integrim me 6 % dhe Poli i Lirisë me vetëm 1 % të mbështetjes së shqiptarëve. 

Për sa i takon vlerësimit të liderëve, kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është vlerësuar me 48 %, duke pësuar rritje të ndjeshme nga 39% që vlerësohej një muaj më parë. 

Për cilësinë e jetesës, 43% e shqiptarëve mendojnë se katër vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm, 38 % nuk janë të këtij mendimi dhe 18 % mendojnë se nuk ka ndryshuar.

Në anketë kanë marrë pjesë 800 persona të telefonuar, sondazhi është zhvilluar në datat 17-20 qershor 2009 me marzh gabimi +/-2.6%

Përqindja e telefonatave është shpërndarë sipas përqindjes së votuesve që të dielën votojnë në rang kombëtar, për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. 

Cilësia e jetesës

43- Jetohet mirë

35- Jo mirë

18 %- Mendojnë se nuk ka ndryshuar

Vlerësimi për 4 liderët

Berisha - 48% nga 39% në muajt prill-maj

Rama -50% nga 52% në muajt prill-maj

Meta - 25% nuk ndryshon për muajin qershor

Veliaj - 25% nga 44 % në muajt prill-maj

Për partitë dhe mbështetjen e tyre, në 12 qarqe, nëse votimet do të zhvilloheshin sot

PD -44%

PS -41%

PR -1%

PDI -1%

G99 - 2.7%

LSI - 5%

Koalicionet

“Aleanca për Ndryshim” e udhëhequr nga PD - 48% 

“Bashkimi për Ndryshim” e udhëhequr nga PS - 44%

“Aleanca Socialiste për Integrim” – 6%

“Aleanca Poli i Lirisë”- 1 %

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›