Maroni: “Shqiptarët do të lëvizin të lirë më 2010”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, deklaroi se hyrja e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pritet të jetë e shpejtë pasi zgjerimi i Unionit rrit nivelin e sigurisë në Evropë. Në një konferencë për shtyp me homologun Basha, ministri Maroni garantoi se në mbledhjen e ardhshme të ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, Italia do të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për liberalizimin e vizave. “Garantoj impenjimin tim që Këshilli i Ministrave të Brendshëm evropianë të vendosë për liberalizimin e vizave në mesin e vitit të ardhshëm. I rëndësishëm është procesi i hyrjes në Bashkimin Evropian, pasi Ballkani Perëndimor është pjesë jona, ndaj zgjerimi i unionit rrit nivelin e sigurisë”, - nënvizoi ministri i Brendshëm italian, Maroni, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi dje me homologun shqiptar, Lulëzim Basha. Ministri italian e vlerësoi Shqipërinë si një partner shumë të rëndësishëm strategjik në terrenin e sigurisë, ndaj beson se bashkëpunimi do të jetë i dobishëm në termat e shkëmbimit të informacionit, të njerëzve dhe të të gjitha elementeve të tjera. “Për këtë motiv Italia mbështet sforcimet e qeverisë shqiptare për të realizuar kushtet për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian, si dhe mbështesim kërkesën për liberalizimin e vizave”, - tha ai. Në takimin e zhvilluar mes tyre, ministrat Basha e Maroni diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër kriminalitetit, goditjes së rrjeteve të krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore. Basha dhe Maroni konstatuan nivelin e shkëlqyer të këtij bashkëpunimi duke e konsideruar atë një bashkëpunim shembullor bazuar në rezultatet e prekshme dhe konkrete në shërbim të rendit e sigurisë për qytetarët e të dy vendeve. Po dje Maroni ka takuar dhe kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili e ka siguruar atë se Shqipëria do të plotësojë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Të njëjtat garanci janë dhënë edhe nga ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009