ETA i jep fund fushates se dhunes 40 vjecare

Grupi separatist bask, ETA ka njoftuar për ndalimin përfundimtar të fushatës së saj të shpërthimeve me bomba e armë zjarri. Me anë të një deklarate, ETA apeloi ndaj qeverisë spanjolle dhe asaj franceze të përgjigjen me një proces të dialogut të drejtpërdrejtë.
Nëse grupi separatist është serioz në vendimin e marrë, kjo i jep fund një fushate dhune e cila ka zgjatur më shumë se 40 vjet dhe ka lënë pas më shumë se 800 viktima. Analistët thonë se është rasti të reagohet me kujdes dhe për përsëritjen e kërkesës ndaj ETA-s, për të dorëzuar armët dhe për t’u shpërndarë. Deklarata vjen pas një konference të kësaj jave në krahinën baske, me pjesëmarrjen e politikanëve të lartë si ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan apo protagonistë të procesit të paqes në Irlandën e Veriut.
Juli Prifti