E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja e lirë, targat e Kosovës zëvendësohen me ato serbe

Serbia i ka njohur letërnjoftimet e Kosovës por ato mund t`i shohin vetëm policët e pikave kufitare. Ndërsa shenjën e madhe të shtetësisë nuk ka mundësi ta tregojë ende askush atje.
Makinat me targat RKS duhet t`i fshehin ato. Në vend të kësaj duhet blerë letra të përkohshme si targa në të cilat shkruhet Proba (Provë) dhe në të cilën gjendet stema e Serbisë me 4 S.
Vazhdimi i dialogut për lëvizjen e lirë pritet të çojë edhe deri tek heqja e pagesës së sigurimeve për automjetet nga të dyja anët e kufirit.
Ashtu siç ishte parashikuar, dje nisi të zbatohet marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e cila u arrit në kuadër të dialogut me Beogradin zyrtar.
Por lëvizja e lirë ka ngjallur edhe reagime të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës, duke e quajtur një marrëveshje të tillë si anti-civilizuese, skandaloze dhe të palogjikshme, pasi vendosja e tarifave për policat kufitare janë të papranueshme dhe të papërballueshme për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, vendosjen e tarifave për policat kufitare i ka quajtur të papranueshëm dhe të papërballueshme për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›