Lëvizja evropiane: Të ulet numri i pasaportave diplomatike
Një vit pas fillimit të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Shqipërisë dhe vendeve Shengen, situata duket jo fort optimiste. Lëvizja Evropiane në Shqipëri, në një raport të sajin i kërkon qeverisë të hartojë një plan veprimi me masa konkrete dhe të ndërtojë një sistem të dhënash për 18 kategoritë përfituese, për të ndihmuar përfaqësitë konsullore të vendeve Shengen në vlerësimin e saktë të aplikimeve. "Qeveria shqiptare duhet të krijojë një strukturë të posaçme për të verifikuar kuotat e refuzimeve të vizave, dokumentacionin e kërkuar për mjetet financiare të udhëtimit, rastet e refuzimit të hyrjes, mbajtjen e afateve të pajisjes me vizë, si dhe afatet e paraqitjes së dokumentacionit, lëshimin e vizave afatgjata, harmonizimin e procedurave të lëshimit të vizave te të gjitha përfaqësitë konsullore dhe listat e operatorëve turistikë prej
të cilave do të pranohen grupet turistike", thuhet në raport. Një tjetër sugjerim është monitorimi i veprimtarisë së dhomave
të tregtisë dhe industrisë, rregullshmërisë dhe problemeve që do
të dalin me vizat për komunitetin e biznesit. Lëvizja Evropiane thotë se duhet të rishikohen edhe procedurat dhe praktikat
e lëshimit të pasaportave diplomatike, të shërbimit
dhe përafrimit të tyre me ato të vendeve anëtare të BE-së. "Përcaktimet përjashtuese për pasaportat e shërbimit në MLV
duhet të shërbejnë si mesazh i qartë për qeverinë shqiptare, që
të rregullojë urgjentisht mënyrën se si menaxhohen prej saj këto
dokumente të rëndësishme", nënvizon raporti. Sipas tij, qeveria duket se vazhdon të preferojë rrugën e shkurtër
në vend të zgjidhjeve afatgjata, si opsion për një kategori të caktuar personash, të cilëve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shërbimi. "Ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme kërkohet reduktimi i numrit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit vetëm për kategori të caktuara zyrtarësh, në realitet ndodh e kundërta", vijon raporti. Gjatë vitit 2008 janë miratuar tre vendime të Këshillit të Ministrave, që zgjerojnë më tej rrethin e kategorive përfituese me 6 zëra gjithsej për mbajtësit
e pasaportave diplomatike dhe 11 zëra gjithsej për mbajtësit e
pasaportave të shërbimit, duke e çuar në total numrin e përfituesve nga vitet e mëparshme për: pasaporta diplomatike 58 + 6 = 64 kategori gjithsej dhe pasaporta shërbimi 63 + 11 = 74 kategori gjithsej. Raporti u sugjeron përfaqësive konsullore të vendeve Shengen, të zbatojnë me përpikëri detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje, pasi në të kundërt do të vihet në pikëpyetje autoriteti i vetë Komunitetit Evropian si palë nënshkruese në këtë Marrëveshje. Ashtu sikurse kërkohet të harmonizojnë dhe unifikojnë procedurat mes vendeve të ndryshme anëtare të Marrëveshjes Shengen si diçka vendimtare për mirë zbatimin e
Marrëveshjes. Vlerësohet se zbatimi i standardeve dhe kritereve të ndryshme për të njëjtën procedurë vize shkakton konfuzion në publik.