“Lëvizja pa viza, çështje dinjiteti”

Intervistë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhënë “Die Presse”-s
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Meta, në intervistën e dhënë për “Die Presse”, shpreson që bashkëqytetarët e tij të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së Brenda vitit 2010-të: “Pasi asnjë vend tjetër në Evropë, nuk ka qenë kaq i izoluar sa Shqipëria në këtë shkuarën”
Mundësia e lëvizjes pa vizë për në vendet e BE-së është qëllimi (synimi) më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Shqipërisë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë arritur tashmë këtë objektiv, ndërsa Shqipëria ende jo?
Ne jemi në rrugë të mbarë dhe presim që bashkëqytetarët tanë të kenë mundësinë të udhëtojnë për në vendet e BE-së pa vizë, brenda këtij viti. Kjo është për ne çështje dinjiteti (nderi) dhe Lirie. Asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka vuajtur kaq shumë nga izolimi sa Shqipëria. (nuk ka qenë kaq shumë i izoluar sa Shqipëria.)
Kohët e fundit edhe Turqia ka kërkuar liberalizim vizash me vendet e BE-së. A nuk druheni se për këtë arsye Shqipërisë do ti duhet të presë ende?
Jo (nuk ka arsye sepse). Komisioni i BE-së ka një strategji të qartë në lidhje me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit, sapo këta të përmbushin kriteret e përcaktuara. Bosnja dhe Shqipëria pritet të jetë vendet e radhës që do të përfitojnë nga kjo. Shpresojmë që BE-ja ti ofrojë edhe Kosovës një plan për liberalizimin e vizave. Dhe ky sigurisht nuk është fundi i procesit integrues për Shqipërinë. Kryeministri Berisha i dorëzoi Komisionit të BE-së javën e kaluar pyetësorin me përgjigjet e 2000 pyetjeve të cilat i ishin bërë Shqipërinë.
Për këtë, komisioneri i zgjerimit Füle, ka kërkuar një normalizim të situatës politike në Shqipëri. A do të bëhet pengesë për në rrugën drejt BE-së, problemi me opozitën socialiste?
Bojkoti i parlamentit prej socialistëve nuk po ndihmon sigurisht. është bojkoti më absurd që Shqipëria ka kaluar ndonjëherë.
Socialistët i arsyetojnë veprimet e tyre për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Natyrisht që zgjedhjet nuk ishin perfekt. Por të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë e pranuan dhe ishin të mendimit që këto ishin zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Ne i kemi propozuar (ofruar) Kryetarit të PS-së, Rama, hetimin e të gjitha pretendimeve për parregullsi në një komision të përbashkët parlamentar ku socialistët do të kenë kryetarin dhe shumicën e anëtarëve të këtij komisioni. Ai nga ana e tij kërkon ta radikalizojë situatën, në mënyrë që të nëpërkëmbë dinjitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë dhe të qeverisjes sonë.
Vendet e Europës Juglindore përballen me një problem diplomatik: Serbia nuk merr pjesë në asnjë takim ku është e ftuar (përfaqësohet) Kosova, siç ndodhi në rastin e fundit në Slloveni.
Ne nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën që nesër si shtet të pavarur. Por Serbia dëshiron të integrohet në BE. Për këtë arsye është në interesin e Serbisë, që në marrëdhëniet e saj me Kosovën të jetë më konstruktive. Në rrugën e vendeve të Europës Juglindore drejtë BE-së, është i rëndësishëm dinjiteti i të gjithë rajonit. Fakti që Serbia nuk mori pjesë në samitin e Brdo-së në Slloveni ishte diçka negative për gjitha rajonin. Shpresoj që në takimin tjetër që do të zhvillohet në Sarajevë, të gjitha vendet të marrin pjesë (të gjithë të jenë në bord).