Ban Ki Moon: UNMIK do te mbetet ne Kosove
NJU JORK- Misioni i Kombeve të Bashkura, UNMIK në Kosovë “do të mbetet ne pozicion unik” për të lehtësuar dialogun mes komuniteteve, deklaron Ban Ki Moon në raportin e tij të fundit ndërsa i bën thirrje ndërkombëtarëve të mbështesin misionin.
“Mbështetja e aktivitetit të UNMIK nga Prishtina, Beogradi, komuniteti si dhe nga Këshulli i Sigurisë dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, është i një rëndësie vendimtare," shkruan ai në raportin e fundit për Kosovën i cili do të diskutohet në KS në fillim të muajit maj.
Faqja zyrtare online të Këshillit të Sigurisë së OKB-së boton pjesë të raportit të ban Ki Moon ku, Sekretari i Përgjithshëm shpreh shqetësimin e një rritjeje të mundshme të tensonit në veri të Kosovës, ku jetojnë shumë serbë.
Në raportin e tij Moon shkruan se “Strategjia e UNMIK mbetet promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe respektit të të drejtave të njeriut nëpërmjet angazhimit me të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe me Prishtinën dhe Beogradin dhe rajonale si dhe aktorët ndërkombëtarë. Gjatë periudhës aktuale të raportimit (duke filluar në janar), UNMIK-u ka vazhduar të mbështesë komunitetet e pakicave, të inkurajojë pajtimin si dhe të lehtësojë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal”.
"Stabiliteti afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës e i rajonit mbështetet në një proces të suksesshëm të pajtimit mes komuniteteve," thotë ai, duke vënë në dukje se gjendja e sigurisë mbetet relativisht e qetë por e brishtë.
“Në përgjithësi nuk ka pasur shtim të rasteve të incidenteve, duke përfshirë ato që prekin komunitetet e pakicave, në krahasim me periudhën e mëparshme raportuese, megjithatë, rastet e incidenteve vazhdonjë të përbëjnë një pengesë për kthimin e të zhvendosurve dhe të perceptimit të pasigurisë mes komuniteteve të pakicës.
“Vendosja e autorëve të krimit para drejtësisë, dënimi publik i incidenteve të tilla, sik ka ndodhur
Në disa raste, do të shërbejë për zbutjen e disa shqetësime në mesin e komuniteteve dhe për të nxitur një ndjenjë të rritur të sigurisë."
Ban raporton se kthimi vullnetar i pakicave serbe mbetet “pak zhgënjyes”, por gjithsesi është rritur në krahasim me 2008. Gjatë 2009 janë kthyer 1153 persona, ndërsa në 2008 ishin kthyer 679. Sipas statistikave të OKB-së gjatë periudhës janar – shkurt 2010 nga 259 të kthyerit, 90 prej tyre janë serb dhe 889 janë romë
Ban vëren se disa objekte kulturore serbe dhe fetare janë dhunuar gjatë periudhës raportuese. "Sigurimi i respektimit të të drejtave e të gjitha komuniteteve vazhdon të jetë një sfidë, siç dëshmohet nga raportet e vazhdueshme të incidenteve të sigurisë dhe të tjera që prekin komunitetet e pakicave" thotë ai.
Ai vëren se UNMIK mban bashkëpunim të ngushtë me 3200 forcat e misionit BE, EULEX.
(s.g/balkanWeb)