E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Është çështje politike, ska vend për politik para ushtrise

26/01/2011  Pas takimit të Berishës në Ministrinë e Mbrojtjes

Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes Pendeli Majko e ka cilësuar shkelje të ligjit takimin që ka bërë sot kryeministri Berisha me gjeneralët e ushtrisë. Në një deklaratë për mediet Majko tha se Forcat e Armatosura janë sektor me të cilin komunikon Presidenti i vendit dhe jo kryeministri. Ai e cilësoi debatin si një çështje politike, ku nuk ka vend për masa për grusht shteti. “Ecja me logjikën se në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti duhet të bëjë të reflektojë çdo mendje të ftohtë. Implikimi i ushtrisë është një akt i paprecedentë. Nëse do të kishim puç shteti, kryeministri duhej të kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Kryeministri po implikon institucionet e Sigurisë Kombëtare në një histori të paqenë”, - tha dje Majko. Dalja e Majkos në konferencë erdhi menjëherë pas takimit të kryeministrit Berisha në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes me ministrin Arben Imami, ku foli dhe për situatën në vend. Të dy krerët bënë deklarata të forta në lidhje me një skenar të mundshëm, i cili synonte shpërthimin e depove të ushtrisë dhe rikthimin e një situatë si në vitin 1997. Megjithëse në asnjë rast nuk u përmend nxjerrja e efektivave ushtarake në rrugë dhe marrja e kontrollit prej tyre, sërish vizita e Berishës në Ministrinë e Mbrojtjes është parë nga opozita si një përpjekje që kontrollin e situatës ta marrë ushtria. Gjithsesi, nga ana e tij Arben Imami dha garanci se askush nuk do të lejohet të hyjë në kazermat ushtarake apo dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi ata që kanë për të hyrë skanë për të dalë më. Precipitimi i situatës dhe dalja e ushtrisë për të vendosur rendin do të thoshte që të riktheheshin edhe një herë situatat e vitit 1997, megjithëse nuk mendohet të krijohet një situatë e tillë për shkak të mbështetjes së paktë që ka opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›