Bora e ngrica bllokojnë rrugët, mijëra banorë të izoluar në vend
TIRANË- Vazhdojnë problemet nga ngricat e reshjet e borës në disa zona të veriut e jugut. Mesohet se komuna të izoluara nga bora e akse rrugore të bllokuara ka në të gjithë vendin. Policia rrugore këshillon përdorimin e zinxhirëve përgjatë akseve Qafë-Thanë, Grabovicë, Qafë-Plloçë, Korçë-Kapshticë, por edhe në Llogara.
Keshtu prej mëngjesit të sotëm rruga që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë, është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve, madje edhe pa zinxhirë.
Drejtori i Ndërmarrjes Rajonale të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Edmond Ibro, tha se "gjendja në këtë segment rrugor është normalizuar si rrjedhojë e masave të marra, pastrimit nga dëbora dhe hedhja e kripës".
"Pavarësisht ngricave të shkaktuara nga temperaturat e ulta dhe era e ftohtë, rruga është e kalueshme edhe pa zinxhirë", sqaron Ibro.
Ndërkohë, në këtë qafë 1050 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë vazhduar të bien deri mbrëmjen e të enjtes, ndërkohë që prej mëngjesit të sotëm moti është i kthjellët. Kjo ka bërë që masat e marra të jenë efektive.
Gjatë 3 ditëve të fundit, qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë u vështirësua dhe bëhej vetëm me zinxhirë, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, që krijuan një trashësi deri në 30 cm.
Policia këshillon evitimin e kalimit në Qafë-Qarr, pasi ka prani të shumta akulli. Në Korcë vazhdojnë të jenë të bllokuara komuna si Dardha, Vithkuqi, Lekasi dhe Mokra.
Problematike mbetet edhe Malësia e Madhe, ku janë të bllokuara rrugët Tamar-Vermosh, Bogë-Theth, rruga e Malit të Shoshit. Në Vermosh rreth 2 mijë banorë janë të izoluar nga bora, rreth 500 të tjerë në Dukagjin ku trashësia e borës ka kaluar 1 metër
Vështirësi në qarkullim ka edhe në komunat e Dibrës e Bulqizës. Probleme janë hasur në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqëllarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove.
Akset e bllokuara
Tamar-Vermosh
Boge-Theth
Rruga e malit te Shoshit
Dorez-Qarrishte
Qafe Rrenas- Shmil
Gjinar-Zavaline
Peshkopi-Librazhd
Fusharrez - Iballe
Akset problematike
Qafa e Muzines
Krume-Bajram Curri
Qafa e Qarrit
Korce-Dardhe
Korce-Voskopoje
Korce-Gorice
Qafa e Llogarase
Kukes-Kalaja e Dodes
Qafe Mali-Kukes
Qafe Mali-Bajram Curri
Komunat e bllokuara:
Lure, Kala e Dodes, Sllove
Disa fshatra ne Ostren, Trebisht dhe Martanesh (Diber)
Iballe (Puke)
Frasher, Dishnice (Permet)
Lops, Buz, Kurvelesh (Tepelene)
Lunxheri, Pogon, Zagori (Gjirokaster)
Vithkuq,Lekas – (Korce)
Moker e poshtme dhe e Siperme – (Pogradec)
Komuna Lekbibaj – (Tropoje)
Arren, Kalis dhe Zapod (Kukes)
Si pasoje e motit te keq energjia elektrike mungon ne disa fshatra ne Kukes, Tropoje dhe Puke.
(d.b/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Borë e madhe në Kozanë, 15 autobusë ndalohen në Kapshticë