E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshje ne lokal, nje i plagosur

Shkoder- Perleshen ne lokal dy grupe te rinjsh, nje i plagosur dhe dy te ndaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se premte, ne lagjen "Vasil Shanto" te qytetit te Shkodres, ne ambientet e lokalit "Fontana", kur Ergys K., 20 vjec, banues ne lagjen "10 Korriku" dhe Lulzim A., 35 vjec, banues ne lagjen "Fahri Ramadani", kane goditur me mjete te forta per motive te dobeta Indrit K., 21 vjec, banues ne lagjen "Partizani".
I demtuari eshte derguar ne Spitalin Rajonal Shkoder dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia njoftoi se shkak i perleshjes kane qene motivet banale, nje zenke e castit mes paleve. Ndaj dy te ndaluarve u ngrit akuza e "plagosjes se lehte me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›