E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pereira injoron Interin dhe Napolin

Mbrojtësi i majtë i Portos dhe Kombëtares uruguaiane, Alvaro Pereira, objektiv i Napolit dhe Interit ka insistuar se nuk ka marrë vendim për largim nga klubi portugez.

Më herët gjatë javës qarkulluan spekulime se Pereira do të vazhdojë karrierën në Serie A te Inter ose Napoli.

Por, ai ka sqaruar se: “Jam futbollist i Portos dhe nuk flas për të ardhmen duke pasur parasysh se jam i lidhur me klubin tim aktual. Ka shumë spekulime por unë mendoj vetëm për stërvitje dhe jam i qetë. Mendoj vetëm për Porton”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›