E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ‘BoxingONE’, Kosova e nis me Galantan

Në adresë të Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK) ka arritur orari i garave për ‘BoxingONE’ Championhship, që fillon më 27 mars të këtij muaji. Përfaqësuesja e Kosovës vitin 2010 në këto gara do ta nisë në Prishtinë.

Të përzgjedhurit e sektorit Mehmet Haxhani gjenden në grupin B, derisa meçin e parë do ta zhvillojnë më 17 prill dhe përballë do ta kenë klubin sllovak Galanta. Ndërsa dy meçet e radhës kosovarët do t’i zhvillojnë në Hungari.

Më 14 maj përfaqësuesja e Kosovës në Budapest do të boksojë kundër klubit Vasas-KSC, kurse dy ditë më vonë në qytetin Debrecen kosovarët do t’i kryqëzojnë dorëzat me klubin DVSC.

Pasi është caktuar orari i garave për ‘BoxingONE’ Championhship, FboxK ka paraparë të bëjë dhjetë përgatitje të përbashkëta që reprezentacionit i Kosovës të jetë sa më i përgatitur për duelin e radhës, që zhvillohet më 17 prill, si dhe për meçet tjera në ketë ligë.

Që nga viti 2009 boksi kosovar është anëtar i ‘BoxingONE’ Championhship.

Kosovarët ftohen në Podgoricë

Ndërkohë Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) ka marrë ftesë që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Trofeu i Podgoricës’, i cili mbahet në Podgoricë më 14 mars të këtij muaji. FBOXK ka bërë të ditur se Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë Musa Aliu (64kg) dhe Kadri Murseli (81kg). Ndërsa gjyqtari Latif Demolli është ftuar ta ndajë drejtësinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›