Swansea, drejt Premierligës

Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi thotë se Swansea City është i gatshëm të vrapojë drejt Premierligës, pas golit vendimtar që e shënoi të martën mbrëma në fitoren 1:0 në Watford.
Humbja e së shtunës së kaluar me rezultat 1:0 nga rivalët e Nottingham Forest e kishte përfunduar serinë prej 12 ndeshjesh pa humbje. Por, djelmoshat e menaxherit Sousa e lanë pas krahëve këtë zhgënjim dhe iu rikthyen fitores.
“Ne e lamë atë humbje prapa nesh dhe po ecim përpara me vrap. Dëshirojmë ta përfundojmë sezonin sa më lart që mundemi dhe ta shohim më pas se çka do të ngjajë”, ka thënë Kuqi për BBC Sport Wales.
Swansea mbeti në pozitën e katërt pas fitores në Vicarage Road, 7 pikë më pak se pozita e dytë që çon direkt në Premierligë( West Brom), ndërsa 9 pikë përpara pozitës së shtatë (prej pozitës tre deri në shtatë skuadrat marrin pjesë në play-off), Blackpool.
“Ishte zhgënjyese të shtunën që shkoi mënyra se si përfundoi ndeshja sepse ne menduam se do ta fitonim ndeshjen, por ishte e vështirë të fitonim ndaj atij gjyqtari”, ka shtuar përfaqësuesi finlandez.
“Sidoqoftë, ekipi ynë u përmirësua. E dinim se nuk do ta kishim lehtë në Watford sepse kualiteti i fushës nuk ishte dhe aq i mirë, kështu që vendosëm të ishim më direkt. Çdo herë që ne e kemi topin në këmbë, bëhemi të rrezikshëm. Unë pata dy raste me kokë, por i treti ishte me fat. E dërgova topin në rrjetë dhe në rrëmbyem tri pikë, por paraqitja e ekipit ishte vendimtare, si dhe Dorus de Vries, që ishte lojtar i ndeshjes”, shtoi Kuqi.
Portieri i Swanseas, De Vries e la anash gabimin e tij të rëndë në Forest, duke treguar një paraqitje të shkëlqyeshme të martën. Portieri holandez i është mirënjohës Kuqit për golin e fitores.
“Ishte një fitore e ëmbël jashtë shtëpisë sonë, ekipi dhuroi një lojë të madhe. Kundërshtari luajti në nivel të lartë, por ne u përgjigjëm shkëlqyeshëm me një gol të bukur të shënuar nga Kuqi. Unë i shijova pritjet e mia, posaçërisht pas humbjes në Forest. Ju duheni të jeni të gatshëm kur ekipi ka nevojë”, tha portieri De Vries.
Swansea mbetet mbret i fitoreve minimale (1:0). Nga 35 xhiro të zhvilluara, ky ekip ka realizuar vetëm 31 gola, ndërsa ka pranuar 23.