E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet zyra ‘Tirana” për problemet e drogës

 

Zyra “Tirana” është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Romës. Ajo do të ofrojë informacion për të rinjtë që janë kontigjent që preken nga probleme të ndryshme sociale, si droga apo HIV/AIDS. Në inaugurimin e kësaj zyre ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, si dhe ambasadori italian në vendin tonë Saba D’Elia. “Nuk mund të kemi qytet të shëndetshëm, pa qytetarë të shëndetshëm, pa i edukuar të rinjtë dhe pa kultivuar tek ata se stili dhe mënyra e jetesës janë faktorë vendimtarë për një jetë të shëndetshme”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi. Ambasadori italian në vendin tonë ka shprehur përkrahjen e qeverisë italiane, për të ndihmuar dhe në projekte të tjera sociale. Projekti i zyrës “Tirana” ka kushtuar rreth 850 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›