Lezhe 15 programe per vende te reja pune. Perfitojne 207 persona
Niveli i papunësisë në qarkun e Lezhës për vitin 2010 ka pësuar rënie falë 15 programeve të punësimit të drejtorisë rajonale në bazë të të cilëve kanë përfituar 207 persona të punësuar në ndërtim, prodhim, përpunim si edhe ne sektorin e shërbimeve.
“Treguesit e punësimit për rajonin e Lezhës kanë qenë pozitiv. Janë ruajtur të njëjtët tregues të një viti më parë me një tendencë të lehtë rritjeje. Puna e drejtorisë rajonale të punësimit ka konsistuar në dy drejtime, në ndërmjetësimin për punësimin pranë subjekteve private dhe drejtimi i dytë konsiston në projekte të nxitjes së punësit” thotë Nikoll Ndreca, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Punësimit Lezhë.
Drejtoria Rajonale e Punësimit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare do të subvecionojë hapjen e bizneseve të reja dhe rrjedhimisht vendeve të reja të punës.
”Për vitin 2011 parashikojmë që të subvencionojmë hapje biznesi për disa punëkërkues. Në 2010 janë punësuar 60, nga janari shpresojmë të punësojmë mbi 100 të tjerë” tha Ndreca.
Për vitin 2011 sipas Drejtorit Nikoll Ndreca,Qarku i Lezhës do të vazhdojë të përfitojë nga buxheti i shtetit nëpërmjet projekteve të nxitjes së punësimit të cilat kanë rezultuar të suksesshme.
Lindita Kokaj