Lezhë, AK pret Berishën me parullën: Gjergj, me ty fituam Evropën, me këta e humbëm

Parulla e AK-së
Aleanca Kuqezi ka mbajtur sot një tubimin në qytetin e Lezhës me rastin e 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Mbështetës të saj kanë pritur kryeministrin Sali Berisha me parrudhën Gjergj, me ty fituam Evropën me këta e humbëm. Aktivistë të AK-së kanë tubuar në qendër të Lezhës me masa të rrepta pasi u ishte mohuar leja e tubimit.
Tre ditë më parë, Aleanca Kuqezi kërkoi leje për organizimin e një tubimi festiv pikërisht sot në Lezhë. Por autoritetet vendore dhe policia e qytetit e refuzuan kërkesën e Aleancës Kuqezi, e cila akuzoi direkt kryeministrin Berisha për një vendim të tillë. /F.Stafa/
* * *
AK nuk do të vijë si një parti e rradhës politike, por si një lëvizje politike për të hapur një kapitull të ri për shqiptarët. Ka qënë kjo deklarata e ardhur nga drejtuesi i “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka bërë të ditur se kjo aleancë do të shndërrohet në një lëvizje politike.
Për të, Aleanca Kuq e Zi, do të largojë nga pushteti partitë bolshevike, pasi shqiptarët kanë të lodhur nga qeverisjet e tyre.
Ky reagim ka ardhur në një ditë të shënuar për Kosovën, ndërsa ajo feston katër vjetorin e pavarësisë së saj.
Ndër të tjera, Spahiu ka vënë në dukje se koalicioni i Aleancës Kuq e Zi, do të jenë Washingtoni dhe Brukseli, sikundër nuk do të bëjë pjesë asnjë prej partive politike shqiptare.