Pashkët, fluks emigrantësh në pikat kufitare
KAKAVIJE - Mbi 10 mijë emigrantë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit në territorin shqiptar, nga pika kufitare e Kakavijes, në rrethin e Gjirokastrës, për të festuar Pashkët orthodokse.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit bën të ditur se krahas forcimit të masave të sigurisë kufitare, numri i sporteleve në hyrje është rritur nga 7 në 10.
Ndërkaq pritet që numri i emigrantëve të rritet akoma më shumë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Gjatë 48 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes kanë hyrë 25 mijë emigrantë, 20 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.
(e.n/ata/BalkanWeb)