E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetëra banesa rrezikojnë shembjen

Erozioni

Dhjetëra banesa janë dëmtuar si pasojë e erozionit në zonën e Korçës dhe Pogradecit. Dëme në banesa raportohen në disa fshatra ku avancimi i rrëshqitjeve ka çuar në çarjen e mureve duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Ndërkohë, prekje nga erozioni raportohen edhe nga ana e prefekturës në fshatrat Gocë dhe Plovisht ku janë dëmtuar nga rrëshqitjet në të dyja zonat rreth 20 ndërtesa rrezikojnë të shemben plotësisht. Situata paraqitet më e rënduar në zonën e Gocës ku është e pamundur të kalojnë edhe mjetet si pasojë e mungesës së rrugëve dhe ku kalimi drejt kësaj zone kryhet vetëm më këmbë për të paktën 1 orë, ndërkohë që në të njëjtën situatë ndodhet edhe fshati Plovisht, por që ndodhet vetëm 20 minuta larg rrugës nacionale. Banesa të dëmtuara nga rrëshqitjet janë konstatuar dhe në Hudënisht ku dy familje rrezikojnë të mbeten të pastreha nga dëmtimi i shtëpive, si dhe në zonën e Dardhasit që është prekur nga erozioni edhe gjatë viteve të kaluara, duke çuar deri në shembjen e shtëpive dhe shkollës së fshatit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›