E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, Berisha: Komitet Emergjence


Kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e Komitetit të Emergjencave për të përballuar gjendjen e krijuar së fundmi në hidrocentrale si pasojë e reshjeve të shumtë që kanë shtuar nivelin e ujit. "Situata është emegjente.
Prurjet e Drinit, të të dy degëve kanë arritur në 3 mijë metër kub në sekondë. Ka pasur rritje të ndjeshme të Kirit dhe Gjadrit.
Për t'u përballur me këtë situatë të re duhet të ngremë sërish Komitetin Ndërministror të Emergjncës që duhet të nisë veprimtarinë që sot. Kryeministri ka kërkaur që të kapërcehet situata me sa më pak dëme.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri foli edhe për arsimin e lartë. "Shqipëria numëron sot 135. 000 studentë në universitete publike e private, kundrejt 52 mijë që kishte në 2005"-ën, tha ai. Berisha pohoi se funksionon tërësisht sitemi i Bolonjës si më i besuari në Evropë për shkollat e larta. Kreu i qeverisë tha se një grup pune po punon për të përcaktuar një mënyrë të re financimi për universitetet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›