E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë: Zjarr në një fabrikë, zjarrfikësit shuajnë në kohë flakët

Forcat zjarrfikëse të Lezhës lokalizuan në kohë flakët e një zjarri të rënë mesditën e djeshme në fabrikën e tullave "Nilis", rreth 10 km larg këtij qyteti, ndërkohë që policia po punon për ndalimin e autorëve që kanë vënë qëllimisht zjarrin për ta grabitur atë. Zëdhënësja e Policisë së Lezhës, Elona Nikaj, tha se "zjarri i rënë në fabrikën e tullave ka qenë i qëllimshëm, pasi grupi hetimor i policisë pas shuarjes së flakëve ka konstatuar se kasaforta është prerë me gurë fleksibël dhe është vjedhur shuma e lekëve që ndodhej në të". Sipas saj, në vendngjarje është konstatuar gjithashtu thyerja e xhamave, dritareve dhe dyerve të fabrikës. Mësohet se policia po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›