E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfshihen nga flakët magazinat e firmës “Ardeno”

Një tjetër firmë të madhe në vendin tonë i janë bërë shkrumb e hi magazinat e saj që orët e para të mëngjesit të sotëm. Flakë të mëdha zjarri kanë shkrumbuar magazinat e firmës "Ardeno" pranë autostradës Tiranë-Durrës, pa dëme në njerëz por me dëme të mëdha materiale.
Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur, flakët kanë rënë në orët e para të mëngjesit, më konkretisht rreth orës 03:00 dhe ka përfshirë një prej magazinave të kësaj firme. Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë, që kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve.
Vatra e zjarrit ishte në mes të një zone të banuar dhe ka krijuar panik të madh tek banorët. Mësohet se, rrezik ka pasur dhe për pikat e gazit që ndodheshin në afërsi të magazinave të firmës “Ardeno”, por sipas të dhënave, tani gjendja është normalizuar. Zjarrfikësit e ardhur nga Durrësi dhe nga Kruja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë person të lënduar, ndërkohë që nga informacionet dëmi material në magazina është shumë i madh.
Policia dhe zjarrfikësit kanë nisur hetimet për këto flakë. Në momentin kur ka rënë zjarri në ambientet e firmës kanë qenë vetëm rojet e objektit. Ende nuk dihet shkaku.
Po ashtu sipas policisë është duke u hetuar në shumë pista, ndër të cilat mund të përmendin:
Zjarrvënie nga vetë pronari i saj për një krizë të mundëshme financiare që mund të ketë përfshirë firmën
Zjarrvënie për shkak të konkurencës
Pakujdesi si dhe shkëndijë elektrike
Pak ditë më parë 2 kilometra larg nga kjo firmë ra një zjarr tjetër. Ai përshiu firmën "Henry shpk", po në autostradë e cila prodhonte dhe tregtonte materiale hidrosanitare.

Ngjarja dhe dëmet
Zjarri që përfshiu fabrikën, magazinat dhe sallonin e shitjes së kompanisë së njohur të mobilieve të drurit “Ardeno”, ka shkaktuar një dëm në afro dhjetë milionë euro, shifër kjo që gjithsesi është paraprake dhe mund të rritet pas inventarizimit të plotë. Ngjarja ndodhi sot në orën 03.00 të mëngjesit në kilometrin e gjashtë të autostradës që lidh Tiranën me Durrësin, në krahun e djathtë të saj pranë rrugës dytësore.
Fabrika e njohur e mobiljeve, u përfshi në rrethana ende të paqarta nga flakët e një zjarri që përhapej me shpejtësi, duke sulmuar jo vetëm katin e tretë të godinës, ku fillimisht nisën flakët, por shumë shpejt, tërë zonën prej afro dy hektarësh.
Në vendngjarje shkuan disa dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policore por ndihma e tyre nuk vlejti shumë pasi fabrika, magazinat dhe salloni i ekspozimit të prodhimit të tavolinave dhe karrigeve, në autostradën Tiranë- Durrës, rreth 6 kilometra larg kryeqytetit, u dogjën plotësisht.
Dilaver Laçi, drejtor i Përgjithshëm i Repartit për Mbrojtjen kundër Zjarrit, tha se nga ndërhyrja e specialistëve dhe punëtoreve, u bë e mundur që të evitohej rreziku i përfshirjes nga flakët i dy depozitave të gazit, shumë pranë firmës “Ardeno”, te “Sofi Gaz”.
Ndërkohë dëme jo të vogla kanë pësuar disa biznese dhe banesa përreth vatrës qendrore të zjarrit.
Ka mbetur vetëm që policia dhe prokuroria të hetojë se cilat ishin shkaqet e ngjarjes së rëndë me pasoja në miliona euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›