Vlore Prudentino ngelet ne burg
Vete Prudentino ka qene i pranishem ne sallen e gjyqit. Avokati Ferdinand Ndoja ne fjalen e tij eshte shprehur se klienti i tij eshte arrestuar kunder ligjit dhe se nuk paraqet asnje rrezikshmeri. Gjithashtu sipas Ndojes per arrestimin e Prudentinos nuk kane mberritur dokumenta zyrtare por vetem faks ndersa shteti italian nuk i ka sjelle akoma.
Gjithashtu per sa i perket sekuestrove avokati eshte shprehur se mund te pranohet vetem sekuestrimi i celularit personal te Albinos dhe kompjuteri por jo sekuestrimi i sendeve te familjes. Prokurori i Ceshtjes Pelivan Malaj eshte shprehur se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per arrestimin dhe sekuestrimin e pasurise se Prudentinos eshte i drejte.
Gjykatesja e ceshtjes Alma Licaj ka vendosur qe te lere ne fuqi vendimin e shkalles se pare duke e lene ne burg Prudentinon deri ne pritje te ekstradimit te Itali ku akuzohet per lidhje mafioze.