Kufoma e një gruaje gjendet në det dyshohet të jetë mbytur
DURRES- Gruaja e pajetë e cila është gjendur sot në mëngjes rreth 200- 300 metra larg bregut të detit mund të jetë mbytur. Ky është versioni i policisë pas këqyrjes paraprake që i është bërë trupiz të viktimës në morgun e spitalit të Durrësit.
Sipas policisë gruaja ende e paidentifikuar është e moshës rreth 40- 45 vjece, është e gjatë 150 cm dhe në momentin kur është gjetur e mbytur mbante të veshur një xhup të bardhë.
Një ndër pistat kryesore të hetimit është ajo e një mbytjeje, apo vetëmbyjtje e cila mund të ketë ndodhur brenda 24 orëve të fundit, pasi trupi nuk ishte i dekompozuar, (sic u tha fillimisht) por dyshohet mund të kishte 24 orë në det.
Sipas policisë fakti që gruaja nuk ka shenja dhune në trup, dhe se është gjetur në sektorin Apolonia është një tjetër fakt që të con në dyshimin e një ( vetë) mbytjeje.
Dyshohet se gruaja mund të jetë hedhur nga ura dhe më pas rryma e ka cuar 200- 300 metra më tutje, ku është parë dhe nga marinarët e një anijeje.
(s.g/balkanWeb)