E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, banorët protestojnë para zyrave të CEZ

Qytetarët në protestë para zyrave të CEZ, foto arkiv

Banorët e një lagjeje në Lezhë kanë bllokuar dyert e zyrave të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, në këtë qytet, sepse ata po vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej 10 ditësh.

Mësohet se, rreth 130 familje të lagjes Besëlidhja, vuajnë mungesën e energjisë, pas djegies së transformatorit që furnizonte zonën. Protestuesit kanë kërkuar zgjidhjen e shpejtë të situatës, që sipas tyre është bërë e padurueshme dhe ka bllokuar te gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm.

Drejtuesit e kompanisë CEZ kanë premtuar zëvendësimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë brenda mbrëmjes së sotme. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›