Igumenicë, kapet rreth 270 kg kanabis sativa

Droga e sekustruar nga policia, foto arkiv
Policia kufitare ka sekuestruar rreth 270 kg kanabis sativa mesditën e sotme, në kufirin shqiptarogrek. Operacioni është kryer nga policia e Igumenicës, në vendin e quajtur Plataria, ndërsa policia ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek.
Policia bën të ditur se lënda narkotike u gjet në fugonin që hynte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë dhe ishte ndarë në 117 pako të futura në 11 çanta.
Policia nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. /E.L/