E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tema të reja në dialogun Kosovë-Serbi

Bruksel, bisedimet Prishtinë-Beograd

Në dialogun Prishtinë-Beograd, përveç dy çështjeve që kanë mbetur ende pa një marrëveshje, Brukseli e ka konfirmuar se tema të reja do të shtohen, megjithëse nuk e përmend nëse fjala është për veriun si temë e re.

Zyra e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në Bruksel, e ka konfirmuar mundësinë që kur të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, tema të reja janë opsioni i mundshëm.

Mund të ketë tema të reja, por në këtë moment nuk do të doja të futem në detaje i ka thënë Zërit përmes telefonit zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiç. /Zëri/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›