E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, mblidhte skrap në minierë, bllokohet 33-vjecari

POGRADEC- Një person vijon të qëndrojë i bllokuar në një minierë të braktisur në fshatin Vërdovë të Pogradecit prej ditës së djeshme ora 17.00. Ngjarja u mësua pas nje denoncimi qe familjaret kane kryer per djalin e tyre në polici.

Dyshohet se 33-vjeçari Gerald Xhukellari ka shkuar të mbledhë skrap në minierën e braktisur, por është bllokuar aty gjatë orës 17:00 të pasdites së djeshme.

Policia e Pogradecit njoftoi se sot në dt.12.04.2012 rreth orës 01:30 të mesnatës ne Komisariat është bërë denoncim nga familjarët për largimin nga banesa të shtetasit Gerald Xhukellari 33 vjec banues në fshatin Vërdovë-Pogradec.
Familjaret bëjnë me dije se djali i tyre është larguar ditën e djeshme rreth ores 17:00 drejt galerisë së minierës që ndodhet në afrësi të këtij fshati, për skrap.

Reparti i Inspektim Shpëtimit në Miniera (RISHM) ka nisur skuadra drejt vendgjarjes, por nuk mund të nxjerrë dot të riu për shkak të rrjedhjes së gazit. Ekspertët kanë tentuar të futen 3 herë në galerinë e minierës së braktiszur, por pa dobi. Rrjedhja e gazit u ka kërcënuar jetën dhe atyre vetë.

Rjedhja e gazit tashmë ka ngritur pikëpyetje dhe fatin e të riut që ndodhet brenda galerisë. 

Per situaten eshte interesuar dhe vete MInistri i Ekonomise dhe Energjitikes, Nasip Naco, i cili kerkoi qe situata te ndiqet hap pas hapi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›