Strazimiri: Do ndihmojmë homologët e huaj për mafien
Ministria e Brendshme i ka
ofruar ndihmë gjithë
vendeve të Evropës
Juglindore për kriminelët shqiptarë,
duke identifikuar të afërmit
dhe pasuritë e tyre në Shqipëri.
Kjo ndihmë është ofruar gjatë konferencës
së zhvilluar të ministrave
të Brendshëm për Evropën Juglindore.
Në këtë konferencë, u cilësua
nga të pranishmit se "Shqipëria
vazhdon të ketë rezultate impresionuese
në luftën kundër krimit të
organizuar, korrupsionit dhe emigracionit
të paligjshëm". Kështu u
shpreh ministri i Brendshëm i Sllovenisë,
Dragutin Mate, menjëherë
pas fjalës së mbajtur nga zëvendësministri i Brendshëm, Gent
Strazimiri, për rezultatet konkrete
të Policisë së Shtetit, gjatë tri viteve
të fundit. Në prezantimin e tij, Strazimiri
vuri theksin në bashkëpunimin
policor ndërkombëtar, duke e
konsideruar intensifikimin e tij si
një domosdoshmëri. "Në tre vitet e
fundit, bashkëpunimi midis policisë
shqiptare dhe partnerëve
evropianë ka bërë të mundur
kurorëzimin me sukses të 42 operacioneve
të përbashkëta me një
koeficient suksesi 100%", tha Strazimiri.
Më tej, ai sqaroi se zbrazja e
listës së shumë të kërkuarve, goditja
e grupeve kriminale të krimit të
organizuar që veprojnë brenda dhe
jashtë Shqipërisë dhe ndryshim i
rrugëve të trafikut, janë treguesi më
i mirë që bashkëpunimi me partnerët
ka qenë tejet i suksesshëm
dhe i vendosur mbi baza të profesionalizmit.
Për sa i përket aktivitetit
të grupeve kriminale të përbërë nga
shqiptarë, që prej vitesh jetojnë në
vende të ndryshme të Evropës, Strazimiri
u shpreh se policia shqiptare
nuk është përgjegjëse për aktivitetin
e tyre, por mund të japë një kontribut
shumë të madh nëse kërkohet
nga policitë homologe, bashkëpunim
i cili, siç u shpreh Strazimiri,
kërkon ende impenjim për t‘u realizuar
në nivelet e duhu
ofruar ndihmë gjithë
vendeve të Evropës
Juglindore për kriminelët shqiptarë,
duke identifikuar të afërmit
dhe pasuritë e tyre në Shqipëri.
Kjo ndihmë është ofruar gjatë konferencës
së zhvilluar të ministrave
të Brendshëm për Evropën Juglindore.
Në këtë konferencë, u cilësua
nga të pranishmit se "Shqipëria
vazhdon të ketë rezultate impresionuese
në luftën kundër krimit të
organizuar, korrupsionit dhe emigracionit
të paligjshëm". Kështu u
shpreh ministri i Brendshëm i Sllovenisë,
Dragutin Mate, menjëherë
pas fjalës së mbajtur nga zëvendësministri i Brendshëm, Gent
Strazimiri, për rezultatet konkrete
të Policisë së Shtetit, gjatë tri viteve
të fundit. Në prezantimin e tij, Strazimiri
vuri theksin në bashkëpunimin
policor ndërkombëtar, duke e
konsideruar intensifikimin e tij si
një domosdoshmëri. "Në tre vitet e
fundit, bashkëpunimi midis policisë
shqiptare dhe partnerëve
evropianë ka bërë të mundur
kurorëzimin me sukses të 42 operacioneve
të përbashkëta me një
koeficient suksesi 100%", tha Strazimiri.
Më tej, ai sqaroi se zbrazja e
listës së shumë të kërkuarve, goditja
e grupeve kriminale të krimit të
organizuar që veprojnë brenda dhe
jashtë Shqipërisë dhe ndryshim i
rrugëve të trafikut, janë treguesi më
i mirë që bashkëpunimi me partnerët
ka qenë tejet i suksesshëm
dhe i vendosur mbi baza të profesionalizmit.
Për sa i përket aktivitetit
të grupeve kriminale të përbërë nga
shqiptarë, që prej vitesh jetojnë në
vende të ndryshme të Evropës, Strazimiri
u shpreh se policia shqiptare
nuk është përgjegjëse për aktivitetin
e tyre, por mund të japë një kontribut
shumë të madh nëse kërkohet
nga policitë homologe, bashkëpunim
i cili, siç u shpreh Strazimiri,
kërkon ende impenjim për t‘u realizuar
në nivelet e duhu