Rama: Berisha po kërkon konflikt me opozitën

Ai shton se Berisha kërkon konflikt për ta përdorur si alibi.
“Kur thotë shkoni në gjykatë për mandatin, Berisha rikonfirmohet si shpërdorues i pushtetit duke cenuar edhe sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e kuvendit. Berisha se fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime se po më bllokon opozita dhe kur ne kërkojmë atë që na takon si në këtë rast me ligj e me zakon, se Berisha ka dështuar në qeverisje, me integrimin, me alibinë e bllokimit dhe tanimë edhe justifikimet i kanë rënë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq”, tha Rama, në një reagim nga selia rozë.
Kreu socialist shtoi se pas dorëheqjes së një deputeti, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Bardhit iu dha mandati i deputetit, por ai vendosi që të qëndrojë në detyrën që ka. “Ishte detyra e Kuvendit të njoftonte KQZ. Pretendimi i Berishës së PS duhet të shkojë në Gjykatë është absurditet se KQZ ka bërë atë që duhet të bënte, duke ia lënë mandatin kandidatit të radhës, KQZ duhet të vazhdojë sipas radhës pas njoftimit që merr nga kuvendi”, vijoi Rama. /Start/
2012-04-09 15:44