Lezhë, i mituri plagosi shokun me armë në mes të klasës
Ngjarja ndodhi në një klasë të shkollës 9-vjeçare “Kosova”. Mario Markaj, 14 vjeç, në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak
LEZHË - Një 14-vjeçar në qytetin e Lezhës është plagosur me armë nga bashkëmoshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur në një klasë të shkollës 9-vjeçare “Kosova”, gjatë pushimit të madh, ku dy të miturit kanë qenë së bashku. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën që kishte me vete dhe ka goditur mbi shokun e tij Mario Markaj në zonën e barkut. E shtëna ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit e tjerë, të cilët kanë hyrë menjëherë në klasë dhe kanë gjetur aty dy të rinjtë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Menjëherë i mituri i plagosur me armë është dërguar në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa 14-vjeçari tjetër ka qenë mjaft i tronditur duke mos arritur të shpjegojë se çfarë kishte ndodhur. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur pa dashje, ndërsa mbetet i pashpjegueshëm fakti se në cilat rrethana njëri prej djemve kishte poseduar një armë zjarri dhe e mbante atë me vete në shkollë.
Ngjarjet në shkollë
Një nxënës i klasës së tetë në shkollën “Andon Xoxa” në Fier u plagosur me thikë, më 9 mars të këtij viti, nga një bashkëmoshatar i tij, por jo nxënës i kësaj shkolle. Ngjarja ka ndodhur po në pushimin e gjatë, brenda territorit të shkollës. I mituri me inicialet A. M. ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij me iniciale E. M. Si pasojë, nxënësi është plagosur rëndë. Të alarmuar, nxënësit kanë lajmëruar mësuesit, të cilët njoftuan policinë për rastin e rëndë. E. M. është dërguar me urgjencë në spital, por fatmirësisht mjekët konstatuan se ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë u mor në pyetje, në prani të psikologut, 13-vjeçari A. M, që konsiderohet si autor i ngjarjes.
Raste të tjera
Rasti i Lezhës nuk është i vetmi ku ngjarjet kriminale kanë për autorë të miturit. Dy raste të ngjashme kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës pak kohë më parë. Adoleshentë të moshës 14-15 vjeçare janë bërë autorë të dy krimeve makabre të realizuara me armë të ftohta. Një 14-vjeçar, në periferi të Tiranës, vrau me thikë vëllain e tij 23-vjeçar pas një grindjeje që pati me të atin. Kurse në zonën e Plazhit të Durrësit, një minoren 15-vjeçar i preu me thikë fytin një shitëseje pasi kjo e fundit nuk pranoi t’i jepte artikuj falas.
7 Prill 2009