Lezhë, kapet arsenal armësh

Kontrolli në banesë, pasi bashkëshortja kishte tentuar të vrasë me armë, ka çuar në pranga një 55 vjeçar, banues në lagjen numër 6 në qytetin e Laçit.
Operacioni i koduar "Vëzhgimi" i policisë së qarkut Lezhë, çoi në arrestimin e 55 vjeçarit Zef Prenga dhe sekuestrimin e një arsenali armësh.
Gjatë kontrollit në banesën e Prengës policia kapi 2 automatikë model 56, një pushkë model 63, një mitraloz dhe sasi të konsiderueshme municionesh luftarake .