Ajo gjëja në bulevard, nuk ka asgjë shqiptare
Kampingu në Bulevard ka vetëm një agjendë që shkon në kundërshtim me interesat shqiptare. Atje po shkelen të gjitha normat e shoqërisë tonë, teksa gruaja dhe nëna trajtohen pa respekt dhe si pronë e partisë
Ajo gjëja, e pretenduar si një grevë urie në segmentin e bulevardit përballë dy kullave binjake në Tiranë, përveçse nuk është grevë, nuk demonstron asgjë shqiptare.
Në një plan më të gjerë, ku përfshihen interesa më kufijtë e kombëtares, ajo gjëja në bulevard, përkundrazi, nuk është asgjë më shumë se si një kundërvënie e këtyre interesave madhore, e thënë ndryshe, nuk ka asgjë shqiptare.
Mund të jetë thënë e stërthënë disa herë, se ajo grevë e pretenduar urie, bashkë edhe me gjithë qëndrimin pararendës të Edi Ramës, jo vetëm që nuk i shërben vendit, por qëllim të vetëm dhe kryesor të saj, ka pasur ti bëjë dëm këtij vendi dhe veçanërisht banorëve, apo shtetasve të tij.
Edi Rama që ndjehet i përjashtuar nga kontributet për integrimin e vendit, nuk e ka për gjë që të përpiqet të zhvlerësojë kontributet e të tjerëve në këtë integrim, për një fakt, sa të thjesht dhe bajat, sepse ai me këtë tentativë për zhvlerësim, ka merakun e së ardhmes, kur kundërshtari i tij, politik, do të vjelë frytet e këtij suksesi në integrimin e vendit. Ndaj, për të zbehur sadopak, apo edhe për të vonuar sa të mundet qëndrimin e ligjshëm e të merituar të kundërshtarit të tij politik, Edi Rama “fut shkopinj nëpër rrota”, duke detyruar deputetë ose jo, gra apo burra qofshin, të shkarëzehen para kryeministrisë, në të ashtuquajturën grevë urie.
Ajo gjëja në bulevard, nuk ka asgjë shqiptare, as me trajtimin e njeriut në përgjithësi dhe me trajtimin e femrës në veçanti.
është e papa parë dhe e pa dëgjuar ndonjëherë, që femra deputete, të shtrihen rrugëve anë e kënd vendit, në këmbim të hapjes së një kutie. Po është edhe më e rëndë që këto femra, të merren përdhunshëm nga familjet e tyre dhe të detyrohen të ngujohen në një çadër në mes të kryeqytetit, për teket dhe trillet e Edi Ramës.
Një gjë e tillë, e papa parë dhe e pa dëgjuar, sigurisht nuk ka si të jetë shqiptare, megjithëse është parë e dëgjuar në Shqipëri, nën dirigjimin e Edi Ramës.