Tirane qellohet me arme per nje tub uji nje person
Qëllohet me armë për një tub uji, Besnik Ferhati. Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit në zonën e Shkozës në afërsi të ish-uzinës së Autotraktorëve. Ferhati ka marrë plagë të rënda me armë zjarri dhe është dërguar i plagosur për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak. Me të marrë sinjalizimin përkatës në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, të cilët kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar Urim Marku. Policia ka kryer kontrolle në disa banesa për arrestimin e Markut, por pa mundur ta lokalizojë dhe kapë atë. Sipas policisë ngjarja ka ardhur si pasojë e një grindjeje banale mes tyre, dhe në grindje e sipër Marku e ka qëlluar me pistoletë Ferhatin. Ky i fundit ndodhet në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë, por sipas mjekëve në parametra jetësorë.