Lezhe oborret e shkollave kthehen ne vendparkime

Përmirësim të sinjalistikës horizontale dhe vertikale duke hapur vendparkime të reja dhe ndalim të qarkullimit të mjeteve të transportit në rrugët kryesore të qytetit, këto janë masat e marra nga policia rrugore dhe bashkia e Lezhës për të përballuar fluksin e automjeteve në rritje në qytet si pasojë e kthimit të emigrantëve.
Por bashkia nuk është mjaftuar me kaq. Së fundi ka vendosur që oborret e shkollave “Hydajet Lezha”, “Kolin Gjoka” dhe “Kosova’ deri në datën 10 shtator ti shndërrojë në vende parkimi pa pagesë.Nikolin Prendi, Drejtori i DSHP, Bashkia Lezhë, deklaron se është përdorur një tip i ri vijëzimi duke përfituar dyfishin e vendparkimeve, e është ndërhyrë në oraret e qarkullimit të mjeteve.
Sheshi “Gjergj Kastrioti” në qendër të qytetit ka 128 vende parkimi me pagësë por as ky nuk mund të përballonte numrin e automjeteve duke shkaktuar shpesh herë bllokimin e rrugëve dhe hapsirave publike të qytetit.
Oborret e shkollave të shndërruara në vendparkime të përkohshme deri dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor mund të zgjidhin problemin e parkimit për 500 automjete.
Lindita Kokaj