E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore 40 femije te prekur nga virozat e stines

40 fëmijë paraqiten në 24 orë në spitalin pediatrik të qytetit të Vlorës të prekur nga virozat e stinës.

Mjekët pediatër të pregatirur për fluksin, për shkak të temperaturave në rritje dhe shtimit të popullsisë në këtë periudhë në qytetin bregdetar, theksojnë rëndësinë që ka mbajtja nën kontroll e temperaturës dhe simptomave tek fëmijë e vegjël.

Majlinda Gjata, pediatre, shprehet se siptomat janë temperatura, te vjellat e diharreja, simptoma që shoqërojnë virozat e stinës. Këto simptoma mund ta çojnë fëmijën në dehidratim të thellë pasojat e të cilit janë të paparashikueshme.

Niveli i ulët i higjenës personale, të ushqimeve dhe të plazheve në qytetin bregdetar janë faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të fëmijëve me problem grastrointenstinale.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›