Zjarre ne Fier dhjetra hektare toke ne flake

Me dhjetra hektarë kodra janë përfshirë nga zjarri në fshatin Vajkan të komunës Mbrostar të Fierit. Zjarri ka rrezikuar shumë shtëpi banimi, një karburant si dhe një ish-repart ushtarak ku mendohet të ketë mbetje të municioneve luftarake.
Zjarrfikësit e Fierit ndonëse kanë arritur në kohë në zonën e përfshirë nga flakët nuk kanë mundur t’i administrojnë ato për shkak të terrenit malor, mungesës së rrugës si dhe erës së fortë.
Në ndihmë të tyre dhe me mjete rrethanore kanë qenë edhe banorët e zonës, por edhe forcat e policisë dhe shërbimi shëndetësor. Si rezultat janë djegur dhe dëmtuar me qindra rrënjë ullishte, dru frutorë dhe vreshta.