E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje penale per te gjithe personat qe shkaterrojne me zjarr pyjet dhe kullotat

Ndjekje penale për të gjithë personat që shkatërrojne me zjarr pyjet dhe kullotat, kërkoi Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile.

Ai kërkoi forcimin e gatishmërisë për të parandaluar në kohë rënien e zjarreve dhe angazhim të plotë për të ndërhyrë me efikasitet dhe për të shmangur sa më shumë dëmet nga rënia e zjarreve.

Nishani tha se hetimet të kryhen si ndaj individëve që kanë shkaktuar zjarre, ashtu edhe ndaj administratës  vendore për mosveprim për mbrojtjen e pyjeve e kullotave, pronë të pushtetit vendor.

Ministri i Brendshem u kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile,të vijojnë raportimin javor për nivelin e gatishmërisë të të gjithë strukturave deri në përfundimin e periudhës me rrezik për rënien e zjarreve

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›