E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari

LEZHE – Një 24-vjeçar në Lezhë ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga dy kushërinjtë e tij, pas një konflikti mes tyre.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Torovicë, kur i riu Gëzim Gjoni është konfliktuar më të afërmit e tij.

Ndërsa këta të fundit në sherr e sipër e kanë qëlluar me armë zjarri. Për pasojë 24-vjeçari është plagosur dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak për kurim.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›