E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, falsifikonin pasaportat, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen për presion ndaj zyrtarëve shtetëror, me qëllim falsifikimin e pasaportave biometrike.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Kalimi” janë arrestuar shtetasit Tefik Shehu, 22 vjeç, banues në Durrës, Ismet Rrahmani 31 vjeç, banues në Pejë të Kosovës dhe Genc Kodra, 26 vjeç, banues në Durrës si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinj me inicialet D.Sh. 19 vjeç dhe O.D. 19 vjeç.
 

Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohet të kenë ushtruar ndikim të paligjshëm pranë punonjësve të strukturave të aplikimit e pajisjes me pasaportë.
 

Sipas hetimeve, qëllimi ka qenë pajisja me pasaporta biometrike e shtetasve kosovarë. Policia ka sekuestruar dhe 1.200 Euro, një automjeti tip B.M.V.me targa CN 740 FZ dhe 4 aparate telefonikë celularë.
 

Por dy 19-vjeçarët e arrestuar veç presionit ndaj zyrtarëve akuzohen edhe për të falsifikimit të monedhave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›