E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagosi 24-vjeçarin, në pranga autori

Policia ka vënë nën pranga autorin e plagosjes së shtetasit Gëzim Gjoni në qytetin e Lezhës.

Burimet policore bëjnë të ditur se i ndaluari është shtetasi Gazmir Marku, 24 vjeç.Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është sekuestruar dhe arma e zjarrit  me te cilen dyshohet te kete kryer plagosjen.

Vetëm pak orë më parë Marku ka plagosur me armë zjarri shtetasin Gjoni në Torovicë të Lezhës, për motive të cilat nuk dihen ende.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës , ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›