E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torovicë ku 24-vjeçari Gëzim Gjoni është qëlluar me armë zjarri ndërsa si autorë dyshohen të jenë dy kushërinj të tij.
 

Menjëherë ai është dërguar në spitalin rajonal të lezhës dhe sipas policisë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›