E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje 25-vjeçarin, në pranga shtetasi turk

Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi me kamionin e tij ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi turk Erkand Palot pasi ditën e djeshme duke drejtuar kamionin e tij ka përplasur për vdekje 25-vjeçarin Eriol Llapushi.
 

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në afërsi të fshatit Papër ku një kamion i cili drejtohej nga një shtetas turk ka përplasur një 25-vjeçar i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit turk i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›