Korçë, arrestohen për vrasje dy vëllezër

Policia e Korçës ka arrestuar sot dy vëllezër të cilët dyshohen për vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Teo dhe Aurel Ramo përkatësisht 23 dhe 22 vjeç për të cilët Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" , si të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit Erzen Methasa.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 15 maj të vitit 2012 në fshatin Eani, Kozanë, të Greqisë ku në një grindje për motive të dobëta midis dy grupe të rinjsh shqiptare , ku kanë qënë të përfshirë edhe dy vëllezërit, këta të fundit dyshohen se kanë qëlluar me mjete të mprehta 30-vjeçarin Erzen Methasa i cili ka ndërruar jetë.