E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge nën "hundën" e policisë së burgjeve

Në ambientet e Drejtorisë
së Policisë së
Durrësit, ku ndodhej
i arrestuar, Aleksandër
Asllani ka organizuar një trafik
të organizuar lëndësh narkotike.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka
zbardhur edhe linjën, ndërsa ka
dërguar në gjykatë pesë persona
nën akuzën e trafikut ndërkombëtar
të lëndëve narkotike. Ata
janë Aleksandër Asllani, Ardian
Gërbi, Eduart Belulaj, Vladimir
Pasha dhe Andi Çerepi. "Hetimi
ka provuar se gjatë kohës që është
arrestuar, shtetasi Aleksandër
Asllani përmes mikut të tij, Eduart
Belulaj, ka siguruar nr. e telefonit
dhe me këtë numër nga ambientet
e paraburgimit të Drejtorisë
së Policisë Durrës ka organizuar
së bashku me mikun e tij,
Eduart Belulaj, ‘trafikun e lëndës
narkotike‘ më 26 qershor të këtij
viti nga Fieri ne Tepelenë e më pas
në drejtim të Greqisë" thuhet në
dosjen e Prokurorisë së Krimeve të
Rënda. Nga hetimet është provuar
se më datë 24 qershor 2008,
shtetasi Aleksandër Asllani ka
bashkëpunuar me Eduart Belulajn
dhe të dy së bashku i kanë
dhënë shtetasit nga Tepelena
Ardian Gërbi, sasinë prej rreth 4 kg
lëndë narkotike kanabis sativa dhe
290 gramë lëndë narkotike të llojit
kokainë për ta trafikuar në Greqi. I
pandehuri Ardian Gërbi këtë sasi
narkotikësh të fshehur në një kovë
me bulmet ia ka dhënë "taksistit"
Arben Kacorri për ta dërguar si
produkt ushqimor në vendin
fqinj, te vëllai i Ardianit. Nga
përgjimet telefonike është bërë e
mundur që më datë 26 qershor
2008 të kapet sasia e lëndës narkotike
të mësipërme në pikën e kalimit kufitar Kakavijë fshehur në
një kovë me bulmet në bagazhin e
automjetit që drejtohet nga shoferi
Arben Kacorri, i cili pretendon
se nuk ka pasur dijeni për këtë
lëndë narkotike. "Pasi është bërë
e mundur kapja e drogës në PKK
Kakavijë dhe pasi është arrestuar
në flagrancë Arben Kacorri, nga
subjektet e implikuar në këtë ngjarje
janë bërë përpjekje për të fshehur
gjurmët e krimit.
Me datë 26 dhe 27.06.2008 nga
i pandehuri Ardian Gërbi është komunikuar
në telefon me Eduart
Belulajn në lidhje me pozitën e taksistit
në këtë ngjarje, duke i bërë të
ditur Eduartit faktin se "taksisti
nuk kishte dijeni për çfarë kishte
organizuar Ardiani". Nga Aleksandër
Asllani dhe Eduart Belulaj
ne bisedë me njëri-tjetrin është
pranuar fakti se nga kjo kapje ata
kanë humbur 18000 euro nga ku
krijohet bindja se lënda e sekuestruar
me dt 26.06.2008 ishte e pronë
e tyre", thuhet në dosjen e akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›