E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet i marrin jetën një personi dhe plagosin 4 të tjerë

Tre aksidente në Tiranë
gjatë 48 orëve të fundit
kanë shkaktuar një person
të vdekur dhe katër të plagosur.
Burimet policore të
kryeqytetit bënë të ditur se aksidenti
i parë është shënuar
mëngjesin e së dielës. Sipas
policisë, në orën 06.20, në
rrugën dytësore në superstradën
Tiranë-Durrës, afër
firmës "Audi", një mjet i paidentifikuar
ka aksidentuar
çiklistin Edmond Çakshiri, 50
vjeç, lindur në Korçë dhe banues
në Tiranë. Më pas, drejtuesi,
bashkë me mjetin e tij,
është larguar nga vendi i ngjarjes,
ndërkohë që i dëmtuari
është dërguar në spital nga
kalimtarët e rastit. Sipas policisë,
50-vjeçari ka gjetur vdekjen
në spital. Ndërsa policia
ka nisur punën për gjetjen e
autorit të këtij aksidenti.
Ndërsa në superstradën Vorë-
Tiranë, përballë godinës së
"Vodafon", automjeti "Ford"
me TR 5270 B, me drejtues Arjan
Vocin, 51 vjeç, ka aksidentuar
këmbësorin Ilir Leka, 24
vjeç, lindur në Kukës dhe banues
në Tiranë. Ky i dëmtuar
ndodhet në spital jashtë rrezikut
për jetën. Ndërsa
mëngjesin e djeshëm, rreth
orës 04.00, në fshatin Mullet,
afër hotel "Riza", Avni Muça, 23
vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues
në Tiranë, duke drejtuar
mjetin tip "Benz", me targa TR
7274 J, ka humbur kontrollin e
mjetit dhe është përplasur me
një pishë, në anë të rrugës. Si
pasojë e përplasjes janë aksidentuar
drejtuesi i mjetit Avni
Muça dhe pasagjerët Migen
Seferi, 16 vjeç, dhe Jovana Mustafaj,
21 vjeçe, të cilët u dërguan
në spital, ku ndodhen jashtë
rrezikut për jetën. Për të tre rastet,
policia ka kryer veprimet e
nevojshme hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›