Lezhë, qëllohet oficeri i qarkullimit rrugor
LEZHË - Është qëlluar me armë në mes të shëtitores kryesore të qytetit të Lezhës oficeri i qarkullimit rrugor, komandat i trafikut në këtë qytet, Kreshnik Molla.
Pikërisht në një moment të tillë, një shtetas, që policia nuk e ka dhënë me emër, por mesohet se eshte komshi i tij, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar oficerin e policise.
Dy plumba e kanë kapur në pjesën e poshtme të trupit, njëri prej tyre ka depërtuar në trup dhe tjetri ka mbetur brenda.
I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Lezhë për t'iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe sipas mjekëve deri më tani ka qenë jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat janë shenjuar në gjymtyrët e poshtme të tij.
Policia është vënë në kërkim të autorit i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pista më e mundshme e këtij krimi lidhet me një konflikt pronësie mes oficerit të policisë dhe komshisë së tij, i cili ka vendosur t'i japë fund përmes armës pa e llogaritur as uniformën e policit të shtetit.