E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, rrëzohet nga pema mbi telat e korentit, vdes 30 vjecari

LEZHE- Ka tentuar të presë pemën për të zhbllokuar rrugën në Kune të Lezhës, por ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me telat elektrikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kune, kur 30-vjecari Gëzim Qarri banor i zonës po priste një prej pemëve të rrëzuara nga stuhia që përfshiu zonën pak ditë më parë. Pasi ka prerë pemën, ajo është rrëzuar duke rënë mbi telat e korentit, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat vijuan hetimet, ndërsa trupi i pajetë i të riut Gëzim Qarri u dërgua në morgun e qytetit. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›