Rregullorja e Kuvendit debate në Komisionin e Ligjeve
TIRANE-Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit kanë sjellë debate sot në mbledhjen e Komisionit të Parlamentit. Anëtarë të opozitës janë deklaruar kundër draftit me ndryshime duke i konsideruar si një strategji të PD për të bllokuar punimet e Kuvendit.
Damioan Gjiknuri u shpreh se këto ndryshime do të jenë dhunim flagrant ndaj punimeve të Parlamentit. PS ka reaguar sot edhe ndaj propozimit te PD per kufizimin e imunitetit te deputeteve.
Deputetja Shegushe Ligori eshte shprehur se modeli i zgjedhur nga mazhoranca kufizon dhe eshte nje nderhryje ne punet e prokurorise.
Por, kane nderhyre perfaqesuesit e PD ne Komisioni. Kreu i komisionit te ligjeve Ilir Rusmali deklaroi se propozimi per kufizimin e imunitetit nuk eshte nderhyrje as ne punet e kuvendit dhe as ne ato te prokurorise.
Rusmali kerkoi qe nisma per kufizimin e imunitetit te kete konsesusin e dy paleve pasi parlamenti sipas tij duhet te jete institucioni qe te jape sinjale te forta ne luften kunder korrupsionit
Seanca e fundit e Kuvendit e kaloi në procedurë të përshpejtuar propozimin për ndryshimin e rregullores. Sakaq, projekti i ri parashikon që diskutimet paraprake që bëheshin në nisje të seancës për 60 minuta do të zhvendosen për në fund të seancës.
Sakaq rregullores propozohet ti shtohet një aneks sa i takon heqjes së imunitetit të deputetëve nën shembullin e Bundestagut gjerman.
(d.b/BalkanWeb)