E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libër për emigranten shqiptare në SHBA

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 20:19

‘The New York Times’, ‘The Washington Post’ dhe gazeta tjera amerikane me renome kanë botuar pasazhe të jetës së 26-vjeçares Lula nga Tirana.

Lula është personazhi imagjinar i romanit të shkrimtares, Francine Prose, në librin e saj të ri “My New American Life”. Vajza është një emigrante nga Shqipëria në vitin a parë të ardhjes në SHBA, në kohën kur vendi ende s’e kishte tejkaluar shokun dhe panikun nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, që rrëfehet përmes Lula’s.

Ndryshe, romani përfundon kur Lula për herë të parë në jetën e saj ulet pas timonit të një veture të vjedhur, dhe niset në një autostradë në hyrje të New Yorkut, drejt perëndimit të diellit dhe një jete të panjohur, por plot shpresë. Në xhep ka lejen e qëndrimit në SHBA.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›