Liberalizimi i vizave, Montobio: Politika të mos e pengojë këtë aspiratë të shqiptarëve

Ambasadori i Spanjës, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Manuel Montobio deklaron se politika duhet të trajtojë me seriozitet çështjet e integrimit.
Duke u ndalur te bojkoti i opozitës dhe rreziqet që sjell porsa i takon liberalizimit të vizave, Montobio tha se debatet dhe problematika diskutohen në parlament dhe shqiptarët nuk duhet të penalizohen në këtë proces.
“Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhjen në Parlament. Shqiptarët duan liberalizimin e vizave dhe për këtë kërkohet kapërcimi i ngërçit politik”, tha Montobio.
Përsa i takon transparencës së zgjedhjeve, diplomati spanjoll vëren se kjo mund të bëhet nëpërmjet komisionit hetimor, ku opozita duhet të shqyrtojë pretendimet e saj.
Ambasadori spanjoll i bëri këto komente nga qyteti i Vlorës ku ndoqi nga afër forumin me qytetarë dhe studentë.